Sërish dhunë në botën e futbollit, këtë herë në Angli në fund të ndeshjes së Europa League mes Leicester dhe Napoli që u mbyll në barazim 2-2.Medoat britanike raportojnë se janë arrestuar të paktën 12 tifozë, pas përleshjes së dhunshme që patën mes tyre.

Nuk munguan sendet e hedhura nga të dyja palët e tifozëve, ndërkohë që ata hoqën edhe rripat për t’i përdorur si armë të ftohta për të goditur njëri-tjetrin. Për të ndaluar dhunën ndërhynë dhjetëra policë.

U deshën disa minuta që forcat e rendit të merrnin situatën në kontroll dhe tifozët të shkonin në këndin e tyre.