28shtator 2015 – Përleshje mes azilantëve në një kamp në qytetin gjerman Kassel. Të paktën 14 persona janë plagosur të dielën, në ngjarjen që vazhdoi për disa orë. Mediat gjermane thonë se në kamp ndodhen mbi 1.500 azilkërkues nga 20 vende të ndryshme, mes tyre edhe shqiptarë.

Gjithçka nisi pasi dy refugjatë u konfliktuan mes tyre gjatë kohës së drekës. Përleshja u bë edhe më serioze pas përfshirjes së dy grupeve të mëdha të refugjatëve shqiptarë dhe pakistanezë.

Nga mbrëmja, të tjerë u rrahën. Përballje mes një grupi prej rreth 70 refugjatësh kundër një grupi prej rreth 300 të tjerëve, raporton Panorama.

Policia rivendosi rendin dhe sipas medias lokale, askush nuk u arrestua.

/portali DurresLajm/