GREQI, 8 dhjetor 2013 – Nje perleshje me arme me pasoje tre viktima, ka ndodhur ne kufirin shqiptar-grek ku ka mbetur i vrare nje polic greke dhe dy shtetas shqiptarë, vëllezërit Melsi dhe Klevis Çollaku.Sipas deklaratës për shtyp të policisë, një prej oficerëve ka qëndruar larg kasolles, në gatishmëri, ndërsa dy të tjerët janë afruar dhe kanë hyrë brenda saj. I pari, me pistoletë në dorë, dhe i dyti, duke mbajtur elektrikun e dorës.Në fillim ata kanë zbuluar një person të mbuluar me batanije, i cili është zgjuar duke bërtitur. Në të njëjtën kohë, policët grekë kanë parë se në cepin tjetër, një person i dytë u ka drejtuar kallashnikovin dhe janë përpjekur të dalin menjëherë. Por, njëri prej tyre nuk ka mundur t’u shpëtojë plumbave.Sipas komunikatës, ai është qëlluar në tre vende të trupit dhe plaga e fundit ka qenë vdekjeprurëse. Ndërkohë, polici i tretë ka hapur zjarr, duke qëlluar në fillim njërin prej vëllezërve Çollaku dhe më pas vëllanë tjetër, që ka marrë automatikun edhe ai për t’iu përgjigjur breshërive të dy policëve të tjerë.Ngjarja, që nuk ka zgjatur më shumë se 2 minuta, ka ndodhur në një zonë malore pranë Prespës së Vogël, 45 minuta nga rruga kryesore, ndërsa temperatura në zonë shënonte -15 gradë C.Menjëherë ekspertët e policisë kanë marrë shenjat e gishtave të dy vëllezërve dhe ua kanë çuar policisë shqiptare, e cila ka bërë identifikimin e tyre. Vëllezërit Melsi dhe Klevis Çollaku janë banorë të fshatit Shuec në Korçë, të cilët ishin larguar nga banesa e tyre një ditë më parë, drejt Greqisë në mënyrë klandestine.Megjithëse policia dyshon se bëhet fjalë për trafikantë droge apo hajdutë shtëpish në zonën e Follorinës, rreth kasolles nuk janë gjetur deri tani as lëndë narkotike dhe as armë. Gjithë partitë politike greke kanë reaguar për këtë ngjarje dhe i kanë shprehur ngushëllimet familjes së policit 43-vjeçar të vrarë, i cili ishte dhe baba i një fëmije
Familjarët e vëllezërve Çollaku: Nuk ishin trafikantë, kërkonin bukën e gojës
Pas ngjarjes së rëndë ku në një përplasje me policinë greke kanë mbetur të vrarë dy vëllezrit Çollaku, dhe një polic grek flasin familjarët e Elvis dhe Melsi Çollaku. Të afërmit deklarojnë se dy vëllezrit nuk janë trafikantë droge ashtu siç kishte dyshuar policia greke. “Ata nuk janë trafikantë, kërkonin bukën e gojës. I vrau policia greke.”- deklarojnë familjarët.
Melsi dhe Elvis Çollaku të cilët u vranë mbrëmjen e djeshme nga një shkëmbim zjarri me policinë greke kanë të dy nga dy fëmijë. Dy viktimat nga fshati Shuec i Devollit dyshohet se ishin trafikantë droge sipas mediave greke por nga kontrolli nuk u gjet drogë apo armë dhe shtohen dyshimet se shqiptarët mund të kishin hyrë në tokën greke për peshkim të paligjshëm në liqenin e Prespës. Hetimet mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes vazhdojnë.
Nënë e dy vëllezërve të vrarë është infermjeria e fshatit. Ajo dhe familjarët e tjerë ndodhen në gjendje shoku dhe kanë kërkuar një ambulancë dhe ndihmë mjekësore.





