23 korrik 2015 – Huliganzimi zbret edhe në takimet miqësore. Sfida mes Leeds United dhe Eintracht Frankfurt, e fituar nga ekipi gjerman me rezultatin 2 – 1, ka përfunduar me përleshje.
Menjëherë pasi gjyqtari mbylli ndeshjen në fushë vërshuan të dy tifozeritë. Ultrasit janë përballur me njëri – tjetrin në një tjetër sfidë aspak sportive.
Sipas të dhënave të policisë të arrestuarit janë 25, ndërsa për 6 persona është dashur ndihma mjekësore. Një përfundim jo i denjë për një miqësore që u ndoq nga rreth 1 mijë spektatorë. Leeds United dhe Eintracht Frankfurt ndodhen në Austri për fazën përgatitore për sezonin e ri.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/