Ka qenë një pasdite lufte ajo e së dielës në Palermo, ku tifozët vendas dhe ata të Lacios janë përleshur barbarisht me njëri-tjetrin. Mediat raportojnë për shumë të plagosur, ndërsa policia ka vënë në pranga 5 ultras të Palermos, që kanë sulmuar befasisht lacialët.

Pamjet janë shumë të rënda dhe për më shumë tani do të rëndohet skuadra, e cila rrezikon të mos i luajë ndeshjet në stadiumin e saj. Edhe gjatë ndeshjes ultrasit hodhën sende në fushë, duke e ndërprerë lojën 2 herë. Palermo ka parë ferrin këtë javë.