18 shtator 2015 – Bleona Qereti është përlotur para gazetarëve, teksa ka folur rreth hitit të saj më të ri dhe për suksesin jashtë vendit.

Përmes një konference për mediat, Bleona tregoi emocionet e arritjeve në tregun botëror, por nuk la pa komentuar rreth jetës së saj private dhe publikimeve të fotove të saj nudo.

“Kam 12 vite që kam dal “topless! Në vitin 2002 isha me pushime në Republikën Domenikane dhe aty guxova dhe theva tabutë e zhveshjes”, tregon Bleona, e cila shton se nuk e ka problem të dalë “topless” as para nënës dhe as babait, madje me humor thotë: “Nëse nuk u pëlqen të rrinë nën një çadër me mua, mund të dalin te tjetra”.

“Më pëlqen të kujdesem për veten me detaje, që nga thonjtë te ngjyra e trupit, jam e fiksuar. Prandaj, të dalit “topless” për mua është normale. Nuk më intereson nëse mediat sociale publikojnë lajme të tipit që, familja ime është “nudiste”, pohon Bleona.

Ajo thotë se suksesi, është orgazma e saj. “Suksesi është orgazma ime si person”, shprehet këngëtarja në prani të babait të saj.

/portali DurresLajm/