Kryeministri Edi Rama është përlotur gjatë intervistës me gazetarin Sokol Balla, i cili po e zhvillon emisionin “Real Story” pas rrënojave të tërmetit në Durrës.

Balla e pyeti për statusin e ndjerë të djalit të kryeministrit, Greg Rama, i cili thoshte se mes viktimave ishte dhe njeriu i tij i afërt, së bashku me familjarët.

Rama tha se sot i ka të gjithë si Gregun, ndërsa u përlot dhe u largua pa e mbyllur fjalinë.

“Nuk dua të flas për gjëra që lidhen me aspekte personale dhe gjëra të djalit. Unë sot jam në një pozitë të pamundur ta shpjegoj.Ndoshta është shumë e vështirë që të kuptohet nga ata që e konsiderojnë politikën një mizerabilitet apo një instrument për të vjedhur. Dhe që kujtojnë se të gjithë jemi njësoj, dhe që kujtojnë se unë rri këtu dhe po jap mish e shpirt për lekë, por miqësia imë është shumë e fortë dhe unë i kam të gjithë këta njerëz të prekur si Gregun. Isha me…- tha Rama dhe u largua nga intervista.