Zbatimi i vendimit të Shërbimit Përmbarimor për bllokimin e punimeve në seksionin përpara kompleksit Fly, solli në sheshin Veliera kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Dako e konsideroi absurd vendimin e gjykatës dhe ekzekutimin e vendimit nga ana e Shërbimit Përmbarimor ditën e sotme.

“Gjykata ka marrë vendim për të bllokuar një pjesë të punimeve në sheshin Veliera dhe sot Shërbimi Përmbarimor po bën një akt bllokimi formal. Vendimet e Gjykatës dhe të Përmbarimit janë të pakuptimta, sepse ku vendim është marrë nga institucione të tjera në 4 shkurt; nga bashkia, Instituti i Arkeologjisë dhe Ministria e Kulturës. U bllokuan punimet dhe u bë zbulimi arkeologjik. Bashkia dhe Instituti i Monumenteve janë duke ndjekur e po punojnë me seriozitet për të zbuluar rrënojat arkeologjike. Puna është shumë transparente dhe të gjithë e kanë parë” tha Dako.

Sipas kryebashkiakut, investimi është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit dhe opinioni publik po manipulohet qëllimisht nga PD, me të vetmin synim që investimi të mos përfundojë brenda datës 18 qershor, sipas afatit që është përcaktuar.  

Dako solli si shembull investimin për sheshin “Liria” në Durrës.

“Dolën bënë peticion se ju dhimbsej sheshi dhe shatërvani, por pasi u largua shatërvani askush nuk u interesua më për të. Edhe tani e kanë kthyer në kauzë këtë investim vetëm për çështje politike” tha Dako.

Ndjekim deklaratën:     

K.H.