27tetor 2015 – Arrestohet përmbaruesi, bllokoi pronat pa vendim gjykate. Baftjar Nelaj, 48 vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë u prangos sot nga policia e kryeqytetit.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Tiranë, Nelaj në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e gjykatës ka bërë bllokim pranë Zyrës Vendore për Regjistrimin e Pasurisë të Paluajtshme, për pronat e shtetasve SH.M, A.D dhe B.J, prona të cilat nuk ishin objekt i këtij vendimi gjyqësor, pasi Gjykata kishte lëshuar Urdhër Ekzekutimi me kreditor shtetasin B.M dhe debitor P.M.
Nga ana e Policisë në cilësinë e provës materiale janë administruar pranë ZVRPP Tiranë i gjithë dokumentacioni përkatës, si dhe dosja përmbarimore në zyrën e të dyshuarit Baftjar Nelaj.
Materialet Procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
/portali DurresLajm/