Kreu i PD Lulzim Basha ka shprehur solidaritet me të prekurit nga përmbytjet në disa shtete të Evropës ku deri më tani janë konfirmuar qindra të vdekur dhe mijëra të zhdukur.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Basha shprehet se zemra e tij shkon për viktimat dhe të dashurit e tyre të goditur nga përmbytjet dramatike.
“Zemra ime shkon për viktimat dhe të dashurit e tyre të goditur nga përmbytjet dramatike në Gjermani, Hollandë, Belgjikë dhe Luksemburg. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të gjithë komunitetet e prekura nga kjo katastrofë natyrore.
PD dhe populli i Shqipërisë qëndron në solidaritet të plotë me dhe mbështetjen për njerëzit dhe autoritetet ndërsa ata punojnë për të shpëtuar jetërat dhe për tu rikuperuar nga këto ngjarje tragjike”, shkruan Basha në “Twitter”.





