Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Durrës, ku po monitoron nga afër zonat e prekura nga reshjet e dendura të shiut.

Në postimin e tij në “Facebook”, Rama shkruan se “janë shëruar pjesa dërrmuese e pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri, lagjja “Erzen”, ku prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme.”

Ndërkohë, Kryeministri thotë se zona e ish-kënetës mbetet problem, si pasojë e ndërtimeve pa leje që janë bërë nën kuotë.

Postimi i plotë:

NË DURRËS (çka s’do t’jua tregonin kurrë përndryshe në kanale e portale) falë punës së palodhur të kryetares së bashkisë janë shëruar pjesa dërrmuese e pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri, lagjja “Erzen”, ku prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme👍

Mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetra shtëpi, në rast reshjesh të dendura