Zyra Vendore Arsimore Durrës ka organizuar këtë të hënë ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit të XII, të Festivalit Rinor “Epidamnus”.

Aktiviteti final është përmbyllur në ambientet e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”, ku merrnin pjesë përafërsisht 350 nxënës të 12 shkollave të mesme publike dhe private të qytetit bregdetar.

Edhe pse në periudhë pandemie, thirrjes së organizatorëve iu përgjigjën nxënës të shumtë që konkuronin në zhanre të ndryshme. Për drejtoreshën e ZVA Durrës, Jonida Matohiti, organizimi i një aktiviteti të tillë ishte i nevojshëm në këto momente për të gjallëruar jetën artistike-kulturore.

“Mendoj që ishte në një moment shumë domethënës për të gjallëruar jetën artistike-kulturore të të rinjve të qytetit tonë që është kaq e nevojshme në këtë moment.“, shprehet ajo.

SHKOLLAT FITUESE

Kërcim aerobik

Vendi i parë: Shkolla “Gjergj Kastrioti”

Vendi i dytë: Shkolla “Leonik Tomeo”

Vendi i dytë: Shkolla “Mihal Ekonomi”

Vendi i tretë: Shkolla “Naim Frashëri”

Vendi i tretë: Shkolla “Ibrahim Kodra”

Kërcim modern

Vendi i parë: Shkolla “Gjergj Kastrioti”

Vendi i dytë: Shkolla “Leonik Tomeo”

Vendi i dytë: Shkolla “Ibrahim Kodra”

Vendi i tretë: Shkolla “Olsi Lasko”

Vendi i tretë: Shkolla “Ibrahim Kodra”

Këngë

Vendi i parë: Shkolla “Leonik Tomeo”

Vendi i dytë: Shkolla “Ibrahim Kodra”

Vendi i dytë: Shkolla “Gjergj Kastrioti”

Vendi i tretë: Shkolla “Mihal Ekonomi”

Reportazh: Shkolla “Turgut Ozal”

Krijim: Shkolla “Migjeni”

Çmimi traditë: Shkolla “Migjeni”

Kupa e festivalit: Shkolla “Gjergj Kastrioti”

Maskota më e bukur: Shkolla “Leonik Tomeo”

Kënga franceze: Shkolla “Leonik Tomeo”