Një anije e mbushur me myslimanë Rohingya që po përpiqeshin të largoheshin prej dhunës në Mianmar është përmbysur në lumin Naf, ku të paktën 12 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë shpallur të humbur.
Ngjarja ndodhi të dielën shumë afër Bangladeshit, ku Rojet kufitare kanë arritur të gjejnë deri tani trupat e 10 fëmijëve të mbytur, një gruaje dhe një burri.
Sipas zyrtarëve të rojes bregdetare, mendohet se mund të kenë qenë deri në 100 persona në momentin e ngjarjes, midis tyre edhe shumë fëmijë, shkruan "BBC".