Lojtarët e skuadrës argjentinase të Huracan kanë shpëtuar për mrekulli pas një aksidenti që solli përmbysjen e tij për shkak të mosfunksionimit të frenave.
Autobusi po kthehej me lojtarët brenda drejt aeroportit që më pas ekipi të merrte avionin për në Argjentinë pas ndeshjes për kupën Libertadores ndaj Caracas të Venezuelës por në një dishezë shoferi humbi kontrollin duke sjellë përmbysjen e autobusit.
Nga aksidenti kishte vetëm të plagosur, tre prej të cilëve u dërguan në spital por asnjë viktimë. Lojtarët u ankuan se shoferi e tejkalonte shpesh shpejtësinë e lejuar.