Të paktën 18 emigrantë nga Venezuela dhe Haiti humbën jetën në një aksident automobilistik në Oaxaca, Meksikë, njoftoi Prokurori i Përgjithshëm i shtetit.

Shumica e emigrantëve ishin nga Venezuela.

“Numri i përkohshëm është 18 të vdekur. Bëhet fjalë për dy gra, tre fëmijë dhe 13 burra. Të gjithë erdhën nga Venezuela dhe Haiti”, tha prokurori.

27 persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitalet lokale.

Fotografitë e publikuara nga shërbimi i mbrojtjes civile të Oaxaca tregojnë autobusin që transportonte emigrantët i cili u përmbys në një kthesë të mprehtë në rrugën që lidh atë shtet me Pueblan.