Një autobus udhëtarësh ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin rrugor Elbasan-Qerret.
Paraprakisht dyshohet për disa persona të plagosur nga aksidenti.
Policia është sinjalizuar nga pasagjerët dhe disa ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Nga ana tjetër burime nga policia thonë se nga aksidenti nuk ka persona me dëmtime serioze.





