Dy persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur pas përmbysjes së një autobusi për shkak të reshjeve të borës në Turqi.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:20 të mëngjesit të sotëm në autostradën Erzincan – Sivas, rrethi Refahiye.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital.

Ndërkohë ekipet e xhandarmërisë turke po vijojnë punën në vendngjarje, ndërsa kanë nisur hetimet për aksidentin.