Një 34-vjeçar është aksidentuar rëndë teksa drejtonte një traktor në fshatin Dhores në Skrapar. Ai ka qenë duke punuar tokën dhe pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përmbysur bashkë me të.
I plagosur rëndë ka mbetur Armand Hyska, i cili është transportuar nga spitali i Beratit, me urgjencë drejt Tiranës.
Sipas burimeve zyrtare të Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Beratit, i plagosuri mori mjekimin e parë dhe u nis drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen rrethanat që çuan në këtë aksident të rëndë, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





