Një vajzë e vdekur 23-vjeçare dhe një djalë i plagosur rëndë 27 vjeç, është bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e njohur si kthesa e Patosit në Fier.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, mjeti tip “Benz” me targa AA 551 OB drejtuar nga 27-vjeçari T.E. doli nga rruga duke u përmbysur në kanal e për pasojë vajza që udhëtonte me të humbi jetën, kurse shoferi mbeti i plagosur.
Informacioni paraprak policor:
Në datën 02.11.2017, rreth orës 03:15, në aksin rrugor Patos– Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal mjeti tip “Benz” me targa AA 551 OB.
Si pasojë është aksidentuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi T. E, 27 vjeç, banues në Patos dhe ka gjetur vdekjen pasagjerja ende e paidentifikuar rreth 23 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.





