27 nëntor 2015 – Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës në afërsi të Vorës. Shkak është bërë përmbysja në rrugë e një kamioni të madh, i cili ka spostuar edhe trafikndarëset.

Dëshmitarët okularë bëjnë me dije se është bllokuar tërësisht qarkullimi i automjeteve nga Durrësi drejt Tiranës dhe mësohet se mjetet kanë filluar të lëvizin në rrugën e vjetër.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë. Policia ndodhet në vendngjarje për të normalizuar trafikun dhe për të bërë të mundur zhvendosjen në një vijë të kamionit të përmbysur.

/K.H. portali DurresLajm