Një 67-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të paradites së të mërkurës kur kamioni që ai po drejtonte u përmbys në autostradën A1 Milano-Napoli.
Si pasojë e aksidentit, autostrada u bllokua për disa orë ndërsa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.
Kamioni u përmbys duke zënë tre korsi. Shoferi shqiptar po transportonte materiale plastike (Polivinil klorur) që u derdh pjesërisht mbi asfalt.





