Një 68-vjeçar është plagosur ndërsa kamioni me të cili po shkarkonte gurët pranë gurores së fshatit Mirakë të Librazhdit është përmbysur aksidentalisht.

Si pasojë e aksidentit, mësohet se ka mbetur i dëmtuar shoferi 68 vjeçar me inicialet B.GJ.

Ai është nisur menjëherë drejt spitalit për asistencë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.