Dy vajza nga Durrësi përfunduan në spital, pasi makina që drejtohej nga njëra prej tyre u përplas te mbikalimi i “Kamzës”, me një automjet tjetër, që drejtohej nga një i ri po nga qyteti i Durrësit. Si pasojë e përplasjes, mjeti tip “Ford” me të cilin udhëtonin dy vajzat u përmbys në rrugë.
“Rreth orës 08:33, në autostradën Durrës – Tiranë, te mbikalimi i ‘Kamzës’, janë përplasur automjeti tip ‘Ford’, me drejtuese B.Ll., 31 vjeçe, banuese në Durrës, me automjetin tip ‘Seat’, me drejtues I.Z., 25 vjeç, banues në Durrës. Për pasojë, automjeti tip “Ford” është përmbysur”, njofton policia.
Sipas policisë, drejtuesja e automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja Z.S., 22 vjeçe, janë dërguar në SQU për kontroll mjekësor. Ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi paraprak
Rreth orës 08:33, në autostradën Durrës – Tiranë, te mbikalimi i “Kamzës”, janë përplasur automjeti tip Ford, me drejtuese shtetsen B. Ll., 31 vjeçe, banuese në Durrës, me automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin I. Z., 25 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë e përplasjes automjeti tip “Ford” është përmbysur.
Drejtuesja e automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja shtetasja Z. S., 22 vjeçe, janë dërguar në SQU, jashtë rrezikut për jetën për kontroll mjekësor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj përplasjeje.





