Dy automjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë – Durrës. Mësohet se një automjet u përplas me një triçikël, ku ky i fundit përfundoi në kanal.
Sikurse duket në foto, automjeti tjetër u përmbys.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.





