TIRANE– Dy persona janë plagosur në një aksident automobilistik që ndodhi gjatë natës në autostradën Tiranë – Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 minuta, pranë kthesës së Kasharit, një mjet ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
Për pasojë kanë marrë plagë të rënda të dy personat që udhëtonin në të.
Të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak ku shtetasi E. Gega ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.





