Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash tek Medreseja, në Tiranë, ku një makinë është përmbysur për shkak të shpejtësisë së lartë.

Siç shihet edhe nga fotot nga vendngjarja, makina është kthyer përmbys.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ka patur persona të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë. /syri.net