Një automjet është përmbysur në rrugën e fshatit Pllanë në Lezhë në afërsi të shkollës. Drejtuesja humbi kontrollin mbi mjetin duke bërë që makina të dilte nga rruga dhe të përmbysej.
Për pasojë u plagos drejtuesja e mjetit e cila u transportua në spitalin rajonal të Lezhës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.





