Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Itali me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një shqiptari.
Rreth orës 05:30 në Guacciorna një makinë tip “Mercedes” brenda së cilës ndodheshin tre persona, humbi kontrollin dhe u përmbys. Viktimat janë Giuseppe Fratterigo 44 vjeç dhe 62-vjeçari Andrea Ursino, ndërsa i plagosur ka mbetur shqiptari Saimir Picari 25 vjeç.
I riu shqiptar është dërguar në spitalin e Novi Ligure. Sipas mediave italiane, për të nxjerrë pasagjerët që ishin bllokuar brenda makinës, u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.
Policia ka nisur hetimet.





