Ngarkesa e një trajleri është përmbysur mesditën e sotme tek Ura e Dajlanit në Durrës,

Përmbysja e ngarkesës, e cila ka ndodhur pasi nuk ishte siguruar mirë, ka shkaktuar trafik dhe bllokim të njërës korsi në kahun e lëvizjes nga porti në drejtim të Urës së Dajlanit.

Raportohet vetëm për dëmtim të ngarkesës së trajlerit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore e cila po orienton qarkullimin e mjeteve të tjera në rrugë.

Pritet që ekspertët të kryejnë procedurat e nevojshme në lidhje me sigurinë e ngarkesës që mjeti kishte bërë.