Përmbyset një makinë në autostradën Tiranë-Durrës.
Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në autostradë, ku një automjet tip “Passat” me targa Kosove, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge i përmbysur.
Nga burimet policore, “DurrësLajm” mëson se fatmirësisht pasagjerët dhe drejtuesi i mjetit kanë shpëtuar e ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, pasi kanë pësuar vetëm disa gërvishtje të vogla.
Menjëherë në ndihmë u kanë shkuar persona që ndodheshin në vendngjarje, ndërsat forcat e policisë pritet të bëjnë zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, teksa paraprakisht dyshohet nga shpejtësia e lartë.






