Një operacion i madh kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në Kanalin Anglez pasi një varkë u përmbys, bëri të ditur kanali televiziv France 3, raportoi Reuters.
Rreth 10 persona janë në gjendje arresti kardiak, sipas një zyrtari lokal.
Operacioni i shpëtimit po zhvillohet në brigjet e Le Portel, një qytet me rreth 9,000 banorë në jug të Boulogne-sur-Mer.
Ekipet e shpëtimit u angazhuan rreth orës 11:30 të mëngjesit me orën franceze, sipas televizionit lokal France 3.
Sipas raportimeve, të paktën tre persona kanë vdekur pasi një varkë u përmbys në Kanalin anglez. Një zëdhënës i rojes bregdetare franceze ka konfirmuar se mbi 50 persona janë shpëtuar në kanal dhe kanë nevojë për trajtim mjekësor, raportoi Reuters.