Të paktën 11 persona kanë vdekur pasi një varkë që mbante turistë është zhytur në det nga stuhia në shtetin e Missouri-t, deklaron policia.
Mjeti lundrues po transportonte rreth 30 veta në liqenin Table Rock, një atraksion i njohur turistik, pranë qytetit të Bransonit, kur u përmbys.
Zhytësit kanë kontrolluar në liqen për 5 të tjerë që thuhet se kanë humbur. Shtatë veta u dërguan në spital, njëri prej të cilëve është lënduar rëndë.
Skuadrat e emergjencave thanë se i janë përgjigjur incidentit menjëherë pas orës 19.00 të enjten, me orën lokale.
Kjo ndodhi pasi një stuhi e fuqishme përfshiu perëndimin e Amerikës.
Mediat lokale thanë se disa nga ata që ishin në bord ishin fëmijë.
Këto mjete lundruese janë të njohura për turistët, por kanë qenë të përfshirë në një numër aksidentesh fatale.