Në futboll asgjë nuk është e pamundur, aq më tepër kur përballë ka një rivalë si Inter Esclades, një ekip nga Andorra, por që befasoi jo pak në sfidën e parë në “Niko Dovana”. Teuta besoi dhe vuri në jetë një përmbysje të madhe, arriti të rikuperojë humbjen 0-2 të pësuar në Durrës duke marrë një fitore të madhe 0-3 në transfertë.
Ekipi i Edi Martinit vë në jetë një mrekulli të vogël por historike për bregdetarët që prekin për herë të parë fazën e tretë të një turneu madhor si Conference League.
Kampionët kishin kontrollin total të ndeshjes por kaluan në avantazh vetëm në minutën e 25-të me Sebino Plakun.
Sulmuesi 36-vjeçar u kthye në protagonistin absolut teksa në momentin më të vështirë të sfidës në minutën e 80-të realizoi një super gol duke mbajtur Teutën në lojë.
Për ironi të fatit, Plaku kishte në këmbë edhe golin e fitores por në sekondat e fundi gaboi nga shumë pranë.
Teuta mbajti të njëjtin ritëm edhe në shtesë, limitet e shtesës së parë Gruda fitoi një 11-metërsh pas një faulli të pësuar nga portieri. Nga pika e bardhë e penalltisë, Sherif Kallaku u tregua i saktë duke i dhuruar Teutës një biletë për në turin e tretë