Milani ka bërë përmbysjen e çmendur në kohën shtesë kundër Parmës.
Goli i parë u shënua nga Kançelieri ndërsa më pas Morata riktheu baraspeshën por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Më pas Pulisiç barazoi nga pika e bardhë e penalltisë. Kështu u mbyll pjesa e parë në “San Siro”.
Surprizat ishin rezervuar në minutat shtesë ku Milanit iu anulua një gol por Reijnders dhe Çukvueze i dhuruan ekipit një fitore shumë të rëndësishme. Kështu Milani ngjitet në vendin e 6-të me 34 pikë dhe Parma mbetet në vendin e 17-të.