Megjithëse jemi në kulm të verës, data është 7 gusht, kjo nuk i pengon “kapriçot” e motit që të përmbysë rrugët e Durrësit.
Reshjet e dendura të shiut të kanë nisur që prej mbrëmjes së të shtunës dhe kanë vërshuar me intensitet të madh gjatë orëve të darkës së sotme.
Shumë rrugë dhe trotuare janë nën pushtetin e ujit, ku më problematike situata paraqitet siç ndodh zakonisht te Stacioni i Trenit, pranë stadiumit “Niko Dovana”, si dhe përgjatë rrugës “Aleksandër Goga”.
Moti i keq pritet të vazhdojë deri të mërkurën.





