Mbrëmjen e sotme ka pasur reshje intensive të shiut në të gjithë vendin, duke shkaktuar problemet e para me përmbytjet.
Raportohet se autostrada Durrës-Kavajë është përmbytur.
Gjithashtu përmbytje janë regjistruar dhe në Gjirokastër. Rrugët e qytetit janë nën ujë.
Ndërkohë në Vlorë raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra.
Kushtet e këqija të motit do të vijojnë edhe ditën e nesërme.