Banorët e përmbytur të zonës së ish-Kënetës pranë rrethrrotullimit në autostradë janë ngritur në protestë pasi 24 orë pas reshjeve intensive, ata janë bllokuar brenda lagjes së tyre. Uji ka arritur në 50 centimetra nëpër rrugica e banesa, si pasojë e bllokimit të kolektorit kryesor në rrethrrotullim. Banorët u bëjnë apel bashkisë dhe prefekturës të marrë masa konkrete për t’i ndihmuar.
“Janë fëmijët pa shkollë, dhe njerëzit nuk mund të shkojnë dot në punë. Kreu i bashkisë të vejë dorë me strukturat e tij të pastrojë kanalet e bllokuara. Kanali kryesor u bllokua dhe ka shpërthyer në shtëpitë tona”, është apeli i banorëve të përmbytur.
K.H.





