Kabina elektrike në lagjen nr.15 në zonën e Spitallës në Durrës, është përmbytur nga uji i reshjeve të shiut që përfshinë qytetin bregdetar gjatë ditëve të fundit.
Në videon e mëposhtme shfaqet qartë rreziku që paraqet kjo kabinë në rrugën “Azem Hajdari”, vetëm një ditë pas pushimit të reshjeve të denduar të shiut, të cilat shkaktuan edhe përmbyetje në disa zona të tjera të Durrësit.
Banorët e zonës rrëfehen se kjo kabinë, furnizohet me energji elektrike, që e bën më të rrezikshme situatën.