Përmbytjes nuk i ka shpëtuar as Veliera e Durrësit.
Nënkalimi pranë portit është përmbytur nga uji dhe Policia Bashkiake ka rrethuar zonën me shirita sigurie për të ndaluar qarkullimin e mjeteve.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe një mjet zjarrfikës për të mundësuar largimin e ujit nga nënkalimi.
Keyevepra arkitekturore e Rilindjes, që kushtoi më shumë se 10 milionë euro, përmbytet për herë të dytë brenda pak muajsh, sepse një situatë e ngjashme u regjistrua edhe në muajin shtator të vitit të kaluar.





