Përmbytet sërish autostrada Tiranë –Durrës. Nga fotografi postuar në rrjetet sociale, duket një situatë e rënduar te "City Park".

Uji ka depërtuar brenda makinave, ndërkohë që qytetarët e kanë të pamundur t'i lëvizin.

“Kjo është gjendja e ujit në "City Park" në rrugën Tiranë-Durrës…”, – shkruan Harta digitale e aksidenteve rrugore, që publikon fotot.

Edhe rreth dy muaj, në këtë zonë u krijua një situatë kaotike nga përmbytje. Me dhjetëra automjete mbetën të bllokuara deri në mëngjes, ndërkohë që niveli i ujit arriti rreth 1 metër.