Kreu i FRPD Durrës, Artion Barjamaj ka publikuar dy foto nga përmbytja e shëtitores “Taulantia”, me një vit diferencë njëra me tjetrën.

Ndërsa nënvizon faktin se uji nuk largohet nga shëtitorja, pasi pjerrësinë ai kanë bërë në drejtimin e gabuar, Barjamaj shtron pyetjen: “Kush ia ka dhënë diplomën atij inxhinierit?”

Sipas tij, këto miliona euro investime që shkojnë dëm tregojnë se “Rilindasit janë thjesht disa hajdutë të rëndomtë pa arsimimin e duhur që vjedhin këtë shtet kudo që munden”.

“A nuk janë për t’u çuar në prokurori njerëz që bëjnë krime të tilla?”,- shtron pyetjen Barjamaj.

Postimi i plotë:

Politikani i ndjerë Pjetër Arbnori përshkruante dikur Socialistët si më poshtë:

“Nuk janë Socialista, janë Specialista”.

Po “Rilindasit” çfarë janë?

Foto nr 1 tregon investimin e Bashkisë Durrës në shëtitoren “Vollga” të 1 viti më parë. Ka 2 orë që ka mbaruar një shi i lehtë dhe ky investim vazhdon të mbetet i përmbytur.

Foto nr 2 tregon investimin aktual në shëtitoren “Vollga”. Punimet sapo kanë përfunduar, por menjëherë ka lindur nevoja për rikonstruksione. Kjo pjesë përmbytet sapo bjen pak shi. Përse?

Sepse pjerrësinë ja kanë bërë me drejtim nga kodër vila, jo nga deti. Për rrjedhojë uji nuk ka ku kullon.

A nuk është absurde?

Kush ia ka dhënë diplomën atij inxhinjerit? Miliona euro investim që hidhen dëm…

Rikthehemi tek “Rilindasit”. Çfarë janë?

Nga mënyra sesi i bëjnë punët, këta “Rilindasit” po tregojnë se nuk janê më as “specialista”, si socialistët e dikurshëm.

Ata po tregojnë se janë thjesht disa hajdutë të rëndomë pa arsimimin e duhur që vjedhin këtë shtet kudo që munden.

A nuk janë për tu çuar në prokurori njerëz që bëjnë krime të tilla?