Nëse Shote Galica do ta dinte që në Durrës do të mbante një rrugë emrin e saj, do mendohej dy herë për të marrë armën në dorë e për të rënë heroinë. Rruga që mban emrin e saj në zemër të lagjes numër 13 në plazhin e Durrësit, duhet çliruar nga uji e fekalet që e kanë pushtuar në këtë fillim sezoni veror.

Zona është mbuluar nga ujërat, mushkonjat e nga era e rëndë.

Shote Galica duhet të ngrihet nga memoriali ku e kanë vendosur, për të 'çliruar' rrugën në plazhin e Durrësit nga “ turpi” që e ka mbuluar.

Shota këtë radhë nuk duhet të mbajë armë në duar, sepse armiqtë i ka larguar, por ndonjë kazmë, që të hapë kanalet e bllokuar.

Pranë Shotës sonë të bukur e fisnke është edhe rruga “Japigia”, që emrin e ka marrë nga një fis ilir. Edhe kjo rrugë është e përmbytur nga uji. 

Ndjekim pamjet pa koment!

K.H.