Tunizia po përballet me një krizë të paprecedentë migracioni dhe ka zëvendësuar Libinë si një pikë nisjeje kryesore për njerëzit që ikin nga varfëria dhe konflikti në Afrikë dhe Lindjen e Mesme me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë, raporton Reuters.

Tragjedia e fundit e rrit numrin e të vdekurve dhe të zhdukurve në brigjet e vendit të Afrikës Veriore në më shumë se 600 në gjysmën e parë të vitit 2023, shumë më tepër se në çdo vit të mëparshëm, sipas shifrave të mbledhura nga Reuters.

Roja bregdetare e Tunizisë shpëtoi 11 persona nga anija, e cila u nis nga bregu i qytetit të Zarzis, tha për Reuters Faouzi Masmoudi, një gjykatës në qytetin Sfax.

Forumi Tunizian për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale, një grup i të drejtave të njeriut, tha të shtunën se numri i të vdekurve dhe të zhdukurve në fundosjet e varkave ka arritur në 608 dhe roja bregdetare kishte penguar përpjekjet për të hipur në varka nga rreth 33,000 njerëz nga brigjet e Tunizisë.

Tunizia është nën presionin e vendeve evropiane për të ndaluar një numër të madh njerëzish që largohen nga brigjet e saj. Por presidenti Kais Saied ka thënë se nuk do të veprojë si roje kufitare.