Një varkë me emigrantë në brigjet e Greqisë është përmbytur, duke shkaktuar humbjen e të paktën 8 personave.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm (3 prill), në brigjet veriore të Lesvos, në zonën pranë Skala Sikamnias.
Sipas mediave greke, deri më tani janë shpëtuar 23 persona të cilët ndodheshin në bord, por kanë humbur gjurmët 8 persona. Nuk dihet arsyeja që shkaktoi përmbytjen e varkës, pasi kushtet atmosferike ishin relativisht të favorshme.
Për gjetjen e tyre po zhvillohet një operacion i madh kërkimi. Misioni përfshin 3 anije patrullimi të rojës bregdetare greke, një anije kalimtare, si dhe një helicopter i Forcave Ajrore Helenike.