Të paktën 18 persona janë mbytur në brigjet jugperëndimore të Turqisë, në Bodrum Bay.

Rojet bregdetare turke, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së premtes, kur një varkë e përbërë prej druri, e mbushur me refugjatë sirianë dhe irakianë, është përmbytur.

Refugjatët ishin drejtuar për në ishullin grek Kos, 14 prej të cilëve shpëtuan, ndërsa 18 të tjerët, duke përfshirë edhe fëmijë, u gjetën të vdekur në det.