Gjatë inspektimit në terren, së bashku me ministrin e bujqësisë, Andis Salla, kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako e ka cilësuar të jashtëzakonshme situatën me përmbytjet.

Ajo ka deklaruar se rezervuari i Spitallës ka arritur kuotat maksimale, si asnjëherë më parë dhe për këtë arsye është hapur shkarkuesi katastrofik dhe e njëjta situatë mund të regjistrohet edhe në rezervuarin e Radës, pasi reshjet pritet të vijojnë edhe ditët në vijim.