Kjo ka qenë situata në shumë rrugë të lagjeve të Durrësit, të cilat përmbyten sistematikisht, sa herë regjistrohen reshje shiu.

Reshjet e mëngjesit të sotëm i kanē bërë gati gati të pakalueshme për këmbësorët dhe nxënësit e shkollave rrugët në lagjen nr.18, nr 16 etj.

Uji ka mbuluar pjesërisht korsitë e qarkullimit, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ecin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur defektet apo aksidentet.

Jo më kot Durrësi i përngjet Venecias, edhe në ditë me reshje normale shiu për stinën e dimrit.