Përmbytja e rrugëve të Durrësit mbrëmjen e sotme ka vështirësuar së tepërmi qarkullimin e këmbësorëve dhe drejtuesve të mjeteve.

Përmes një statusi në rrjete sociale, nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku, rrëfen një situatë që të bën për të qeshur e qarë njëkohësisht.

Ndërsa publikon një foto të makinës së tij të rrethuar nga uji në rrugën “Taulantia”, Boshku shtron pyetjen: Dua të iki në shpi por nuk hyp dot në makinë. Doja mendimin tuaj, si t’ia bëj?

Më herët, DurrësLajm publikoi pamje filmike nga vërshimi i ujërave në rrugët kryesore të Durrësit, por situata është e vështirë edhe në zonat periferike.

Uji ka pushtuar rrugët dhe trotuaret për të dytën herë brenda një jave.

Në 10 min shi përmbytet rruga Taulantia! Dua të iki në shpi por nuk hyp dot në makinë. Doja mendimindim tuaj, si t’ia bëj?

Posted by Arlind Boshku on Thursday, October 15, 2020