Përmbytja e shëtitores “Taulantia” pas rikonstruksionit të saj është bërë lajm disa herë në medie.
Megjithëse nuk u pyet për këtë gjatë bashkëbisedimit me qytetarë të Durrësit, kryeministri Edi Rama preferoi ta sqaronte vetë këtë çështje dhe t’u mbyllte gojën kritikëve njëherë e mirë.
“Kam dëgjuar shumë betonizimi. Po kthejeni pak kokën prapa, përpara jo shumë vitesh. Durrësi përmbytej cep më cep. Tani thonë përmbytet shëtitorja “Taulantia”. Po më fal, shëtitorja “Taulantia” është buzë detit. Kur ka një furtunë të madhe, deti ngrihet. Ngritja e detit bën që kanalizimet e ujërave të mos derdhin dot të gjithë atë që zakonisht derdhin në det se deti e ka bllokuar. Unë nuk kam parë ndonjëherë ndonjë shëtitore bregdetare dhe kam qëlluar njëherë në Bari, tek lungomarja aty gjatë një furtune dhe uji aty ishte jo tek shëtitorja, por kishte shkuar deri tek pallatet lart, se doli deti”,- tha Rama.





