Nënkryetarja e bashkisë së Shijakut i minimizoi në maksimum dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e këtij fillim dhjetori në bashkinë e saj nga lumi Erzen. Katet e para të banesave dhe bizneseve përgjatë rrjedhës së lumit Erzen përmbyten vit pas viti dhe situata këtë herë paraqitet e ngjashme me ato të herëve të kaluara.
“Rehabilitimi i shtratit të lumit Erzen është e vetmja zgjidhje për të shmangur përmbytjet”,- ishte apeli i nënkryetares së bashkisë, Shpresa Domi, e cila foli edhe mbi dëmet në shkolla, ura e toka bujqësore.
Përmbytjet kanë shkaktuar më shumë dëme në dy fshatra, Shetel dhe Çezmeli. Kjo bashki ka ngritur grupin e punës për evidentimin e dëmeve në këtë njësi vendore si dhe për të përcaktuar dëmshpërblimin për familjet dhe bizneset e prekura.
K.H.





